Fryma poetike e së dielës me poeten:- Fitnete Bashota Krasniqi

MIRËUPAFSHIM KOSOVË

—————————————-

Mirëupafshim Kosovë-se unë po iki

Po iki përsëri

Dita mu bë e errët e shpirti mu thy!

Mirëupafshim Kosovë- se unë po iki

Ne jemi si krushqit-që marrin t’gjatën rrugë

N’borë e n’shi- n’dimër e n’verë

Ta zbrazim mallin ‘që n’shpirt e kem ndjerë.

Mirëupafshim Kosovë- se unë po iki

Po t’lashë plotë nur e bukuri

Me popullin e bukur n’shpirt me urtësi!

Mirëupafshim Kosovë – se unë po iki

Se ne jemi si krushqit , që shkojnë e vinë

Po mallin e vendit t’vet veç këtu e shkrimë!

/QendraPress/