Fryma poetike e së dielës me poetin:-Gëzim AJGERAJ

MOTET E BAJRAQEVE TË KOBIT
————————————————
Ku shpirti rënkon, i lodhur trishtimit
Në një botë ku vlera ka marrë erë
Ku psherëtima bëhet si një britmë e shurdhër,
Dhe ligësia rri si hije, e ftohtë pabesisë të pret
Aty ku dija është një letër e shitur
Diplomat mblidhen nëpër tavolina e pazare,
Dhe ligësia ushqen mendjen miope
Duke shuar shpresën, e ëndrrat vrarë
Atje ku ëndrrat shuhen sa hap e mbyllë sytë
Ku bajraqet e *fiseve tundin erën e kobit
E udhët ti vizatojnë nga duart e errëta
Për emrin tënd e mosbindjen të ndjellin mortin
Kjo hije e rëndë dhe e zbehtë
Dheut ku mallkimi është një gjëmë,
Le të presim një rreze, a një dritë të re,
Të na shpëtojë nga kjo errësirë
Që mbi kokat tona kaq rëndë ka rënë!
/QendraPress/