Fryma poetike e së dielës me poetin:-Enver SAHITI

As n’ëndërr
————————-
As n’ëndërr mos të raftë
Të përjetosh atë ndjesi
Për t’arriturat qe i ke
Se si njerëzit të kan zili.
Flasin kur ti nuk je aty
T’numrojnë “vlerat” një për një
bëjnë debate veç për ty
me plot mllef e xhelozi.
Ky tiparë prej shqiptari
Trashegua nder vite moti
Do jetoj përherë këtu ndër ne
Sa do jetë shqiptari i fundit. /QendraPress/