Çaste poetike me poeten;- Flora Mezini BOJA

“Jeta tretet si puhizë,,
—————————–
Ku e nisëm, sa udhëtuam,
Askush s’e di sa mbetet ende,
Jeta kalon si erë e shpejtë,
Si fllad që prek e ikën lehtë.
E nisëm me buzëqeshjen e fëmijërisë,
Me lodrat të thjeshta, me gëzime të pastra,
Prindërit tanë – gurë të rrallë,
Na rritën me mund, por me shumë dashuri dhe mallë ,
Vitet si rërë në pëllëmbë rrëshqitën,
Shkolla u bë strehë e diturisë,
Atje ku ëndrrat mblidheshin në fletore,
Dhe i ruajtëm si të shenjtë në profesione.
Pastaj erdhi jeta si det i gjerë,
Me punë, lodhje, mundime e shpresë,
Secili ndoqi udhën e vet,
Me zanatin si busull ndriçuese në jetë.
Ikëm nga pragu i shtëpisë së ngrohtë,
Për të ndërtuar vatrën tonë,
U bëmë dhe ne prindër shembullor
Ecëm në gjurmët tuaja prindër të shtrenjtë ,
siç na mësoi dhe jeta vetë.
Por koha sërish vrapon si era ,
Dita përditë na lodh, por dhe na gëzon,
Dhe lodhjen e shlyen buzëqeshja,
kur fëmija ëmbël na përqafon .
Papritur në një çast shohim mrekullinë:
Tashmë gjyshër, me flokë të bardhë jemi ne
Jeta na e dha shansin për një stinë të re,
Një stinë që duhet ta shijojmë të tërë .
Prandaj miq, mundohuni të silleni mirë
Fjala le të jetë si mjaltë në buzë,
Sepse jeta është hije e lehtë,
që tretet si puhizë.
Veprat e mira janë gurë të pavdekshëm,
Mbesin në zemrat e pasardhësve,
si kujtime të arta që frymojnë,
Për çdo brez që vjen pas nesh ,
që dhe ata jetën bukur ta fillojnë .
/QendraPress/