Dimal Basha, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive, i propozuari nga Lëvizja Vetëvendosje Dimal Basha u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online. Nga 116 deputetë të pranishëm 73 votuan për, 30 kundër dhe 3 abstenime.