Çaste poetike me poeten:-Mim MARJANAKU

D I T Ë L I N D J E

——————————

Ç’të sjell sot?

Është ditë dhuratash.

Të gjitha të dhurueshmet

në sirtarë, komodinë, kasafortë.

Koleksion këmishash,

parfum, libra, pikturë,

unaza që çdo vit lahet në flori.

I ke rreth teje…

A ke dëgjuar për

“të padhurueshmen” ?

Do ta shndërroj në dhuratë

me një abra-kadabra…

/QendraPress/