Çaste poetike me poeten;- Remzie Raci REXHBOGAJ

PA TITULL
———————–
– Çdo ditë po më shuhet nga një
copë dritë nga zemra ime!
Sot fjalët më rrjedhin pa titull
Nuk e di përse më duket
Sikur Ti Erna mund të më rikthehesh
Nga ai fluturim i pa kthim
Në heshtjen e përjetshme
Unë i ndjej të rrahurat e zemres tënde
E zemra ime nuk pranon largimin tënd
Në çdo tingull të qetësisë
Dhe në çdo melodi frymëmarrje
Ti je me mua
E zemrat na pulëpojnë së bashku
Nga ajo ditë se Ty Erna s`të kam pranë
Bota më është ndaluar aty
Shpirti im po me vdes
Çdo ditë pak nga pak
Së bashku me Ty
Më iku përgjithëmonë një pjesë e shpirtit
Çdo ditë po më shuhet nga një copë dritë
Nga zemra ime
E shpirti po më frymon
Por nuk jeton
Ti je në mendimet e mia
Je thell në zemrën time
Në çdo frymëmarrje time
As vdekja nuk mund t`i shkëput
Shpirtërat tonë të përgjysmuar.
/QendraPress/