Prizren: Dy persona kapen me drogë, njëri dërgohet në mbajtje e tjetri lirohet.

         Top of Form

Policia e Kosovës, gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy persona te të cilët është gjetur sasi droge.Bottom of Form Në raportin 24-orësh thuhet se në rastin e parë, të ndodhur rreth orës 20:00, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 4.22 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. Rasti ndaj tij është hapur si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Ndërkaq në rastin e dytë, Policia tha se në orën 22:55 ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 15.10 gram substance narkotike e llojit kokainë, 24.58 gram substance narkotike e llojit marihuanë, një peshore, 270 euro para të gatshme, një telefon, 30 qese plastike për paketim dhe dy thika. “Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njoftoi policia. Ndaj të dyshuarit, policia ka hapur rast për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.