Çaste poetike me poetin;-Petrit BEQIRI

. Apel shpirti
———————————
Mos të bëri apel shpirti,
këtë herë që u prish radha?
Thuajmë moj, kush të nxiti,
që shkruajte sot e para?!
S’ta them dot, të dy e dimë,
një vjersha jote më nxiti!
E lexova me një frymë
dhe një “tak” më la te shpirti!
E lexova për së treti,
oh, ky vargu yt, ç’më mbyti!
Më erdhi si dallgë deti,
erdhi, më zuri për fyti!
Figurat letrare mbeten,
thërrmime dallgësh mbi mua!
S’është e rastit, që gjej veten,
kur lexoj vjershat e tua!
/QendraPress/