Çaste poetike me poeten:-Mirushe H. MUSA

Nëntori kuq e Zi
—————————-
Bukë e kripë dhe zemër, o Atdheu im,
Traditat kombëtare janë për ne bekim.
Nëntori kuq e zi, ndryshon në kalendar,
Madhështor për ne o vëllëzër shqiptarë.
Por si një rrufe Gjergji malet i lëkund,
Mbante testamentin gdhendur në gur.
Në Kala më erdhen mbretërit arbërorë,
Duhet të valvitet flamurin me 28 nëntor.
“Foli atë,Gjergj Fishta mbi male si ortek,”
Udha e shkronjave ka djepin në Ilirida,
Në Manastir kanë çelur 36 trëndafila,
Kopshti i tyre është abetarja,fletë më fletë.
Nga Dardania Isai, niset për në Vlorë,
Gjamadanin krahëve hedh si Shqiponjë.
Me plisa flasin malet,flet guri prej votre,
Kjo tokë Arbërie, është tokë kastriote.
Tund goca shaminë e hudh lart në erë,
Hana lëshon yje,dielli lulëzon në vjeshtë.
E qëndisi Marigona flamurin me dorë,
E ngriti Ismail Qemali për liri në Vlorë.
Ndër shekuj larë në gjak, Dardania jonë,
Në ty lindin trimat, me fuqi hyjnore.
Me 28 nëntor u lind një yll magjik,
Baca Adem Jashari,në prekazin heroik.
Mbi gjak rriteshin lulëkuqet e Dardanës,
Ninullat u kendonte gjyshja e Tiranës.
Skuqen bulevardet, çdo rrugë e shesh,
Nga demonstratat studentore ’68.
Rrufetë plasin qiellit ,prapë nëntori vjen,
UÇK-ja trimërisht atë ditë doli në skenë.
Gegë e Toskë çelin në rrënjët e t’parve,
Dhe bota e quan:Nëntori i shqiptarëve.
Lozin djem e vajza,nga kurbeti e Vlora,
Nëntori na bashkon, o vëllezër e motra.
Në trollin e Arbërit valon flamuri i lirisë ,
Urime Shqipëri o nanë, dita pavarësisë.