46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të

përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e

aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku

me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 15 aksidente me të lënduar dhe 31

 të tjera me dëme materiale. Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave

 në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1830 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 21 persona, prej të cilëve 5 i ka dërguar në mbajtje.