Komuna e Prizrenit ndihmon 355 familje me zahire dimri

Edhe këtë vit si viteve tjera Komuna e Prizrenit , gjegjësisht, Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim në Prizren, ka realizuar shpërndarjen e druve për ngrohje si dhe pakove ushqimore e higjienike për vitin 2025. Përfituesë të kësaj mbështetjeje janë rastet skamnore nga komuniteti: turk, boshnjak, serb, rom, ashkali dhe egjiptian. Në përgjithësi këtë vit, ndihmat janë shpërndarë për 355 familje. Tani kur koha e ftohët ka filluar këto ndihma padyshim se janë të mirëseeardhura për ato familje me gjendje të rëndë ekonomike.