“Emrin tënd e përjetësova” – publikohet kënga kushtuar Komandant Drinit nga tenori Kastriot Tusha

Është publikuar kënga e re “Emrin tënd e përjetësova”, e cila i kushtohet çlirimtarit Ekrem Rexha – Komandant Drini.

Kënga interpretohet nga tenori i njohur Kastriot Tusha, ndërsa muzika dhe orkestrimi janë realizuar nga kompozitori Edmond Zhulali.

Teksti mban autorësinë e Ramazan Çekës, kurse videoklipi është punuar nga Fitim Sopjani.