Çaste poetike me poeten:-Hamide AXHAMI

ASNJËHERË NUK NDODHI TË GËZOI ATË QË AJO ËNDËROI
—————————————
Ëndërroi ajo
Të jetojë vërtet
Jo si trung i vjetër
që çdo kush e godet.
Ëndërroi ajo
Të vazhdoi rrugën tutje
Jo të ngec në vend
Si shkëmb në mes rruge
Lundroi ajo
Në ëndërrën e saj
Në grackat e jetës
U përmbysën ato.
Jo asnjëherë nuk ndodhi
Të gëzoi atë që ajo ëndërroi.
/QendraPress/