Çaste poetike me poetin;-Ramadan KOLUKAJ

MILITANTI

——————-

Ishte lëshue tu dashtë liderin,

politikën edhe shtetin,

harrue krejt ai i mjeri

me e dashtë pak edhe vetin.

Tu dashtë ministra e kryetar

drejtorë, shefa edhe deputetë

vrap pas tyre si i marrë

harrue krejt veten e vet.

Qejfin një ditë shefave ia ka prishë

krejt dashnia shkoi për lesh

më në fund ai e kuptoi sot

se paska qenë krejt idiot.

E kishte lanë keq vetvetin

Për të tjerët duke vrapue

Tani ia ka marrë ai lezetin

N’hije, n”hije duke pushue.

Punë e madhe a ka votime

Punë e madhe se ç’thonë partitë

Shëndet, rahati e pa shqetësime

Larg prej tyre nëse ikë!

/QendraPress/