Çaste poetike me poeten ;-Elona TABAKU

TË DUA ME JETË.
——————————-
Ti!
Ti që u jep dritë syve të mi
Dhe mushkrit mi mbush me oksigjen
Çdo sekondë në mëndje rri
Nëpër dejë ikën dhe vjen.
Ti !
Ti o e imja krenari
Je zjarr që zemrën time ngroh
Zanë e bukur plot hijeshi
Ti je ushqimi që shpirti do.
Ti!
Ti që përkëdhelesh si një fëmi
Dhe në dimër vëndin e lulëzon
Pas teje hëna fshehur rri
O diell që errësirën tej largon.
Ti!
Ti që than lotët në syt e mi
Ma ke mbushur jetën plot gëzime
Të kam Zot e Perëndi
Të dua me jetë o MOTRA ime.
Elona Tabaku.
…
-Dedikuar motrës time si dhuratë për ditëlindje.
Edhe 100 vite të lumtura e shtrenjta ime.
Faleminderit që egziston per mua.
/QendraPress/