Çaste poetike me poeten:-Mimoza XHINDI

Pa maska

————–

Në vendin tim

e vërteta dënohet

për prishje qetësie.

Heshtja shpërblehet,

ndërsa fjala paguan çmim.

Të ndershmit lodhen duke pritur.

Mediokriteti ngre fron.

Dituria bëhet faj,

injoranca dekoratë.

Drejtësia mban sy lidhur,

jo për barazi,

por për të mos parë.

E megjithatë,

ne ende marrim frymë,

Jo nga shpresa,

por nga refuzimi për t’u zhdukur.

Ky është misteri më i madh:

Si ende nuk jemi thyer?

Por jetojmê me dinjitet e ciltěrsi

/QendraPress/