Çaste poetike me poetin:-Mevlan LUSHI

PRIZRENI I BUKUR
———————–
O Prizreni i bukur
Qyteti i Dardanisë
Në histori ke mbetur
Zemra e shqiptarisë.
Ne shtëpinë e Lidhjes
Sa herë e vizitojmë
Patriotët e shquar
Me respekt i kujtojmë.
Shadërvani i bukur
Në qendër qëndron
Lumbardhi i qetë
Bukurinë ta shton.
Lart qëndron Kalaja
Kurorë e bukurisë
Me mure e mburoja
Dëshmi e historisë.
Në rrugët e tua
Dyqanet rrjeshtuar
Në restorante e lokale
Mrekullisht gatuar.
Monumente të shumta
Trashëgim nga historia
Pranë Shatërvanit
Më e bukura Xhamia.
Shkollën dhe arsimin
E kulturën zhvillon
Zambaku i Prizrenit
Në krye qëndron.
Për shumë dekada
Nga larg të kemi vështruar
Të kalonim kufinë
Nuk patëm guxuar.
Sot të kemi pranë
Ne vijmë edhe shkojmë
Të ecësh veç përpara
Me zemër të urojmë.
Mevlan Lushi, shkurt 2026
/QendraPress/