Çaste poetike me poetin:-Llesh GJOKA

E KËRKOVA POETIN
—————————–
E kërkova nën qiellin e zymtë
Ditës së lagur qull
Nëpër hauzet e mbushur përplot me ujë.
E kërkova trotuarëve me shi
Nëpër rrugica periferike
Gjurmëve në ikje.
E kërkova te shtëpia e poetëve
Poshtë një tende ku pihej verë
Nën tinguj të lehtë muzike.
E kërkova hijeve të muzgut
Pranë qirinjve të ndezur
Ku bëheshin lutjet.
E kërkova poetin
Dhe e gjeta sërish me penë në dorë.
Nuk kishte vdekur kurrë.
Il@gjoka
11.01.2026
/QendraPress/