Çaste poetike me poeten:-Albina TREBICKA

DRITHËRIMA e PUTHJES…
————————————-
Çasti,që më fale ti,
e ka emrin PUTHJE
se ma rrëmbeve,
kur nuk e prisja fare
Ta dhurova kur dëshira
jote ishte çmendur
në atë cep të heshtur,
në atë qetësi të madhe
Mendimet,
ndjenjat,
fjalët…
i gëlltita të gjitha
edhe vështrimet tinzare të kamarierit
Një rreze dielli puth
flokët e tua të thinjura,
ndërsa vargjet fshehur
vijnë e ikin të qeshura
Një tufë ëndrrash mbështjellë me pritje,
zgjuan drithërima nga puthja në ikje…
/QendraPress/