Totaj: Mbështesim fuqishëm këtë iniciativë dhe besojmë në drejtësi të paanshme për ish-krerët e UÇK-së,

                   Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, sot  ka shkruar se  ‘’Mirëprita sot përfaqësuesen e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, me të cilën diskutuam për organizimin e marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në orën 14:00.

Mbështesim fuqishëm këtë iniciativë dhe besojmë në drejtësi të paanshme për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, që po përballen me proces gjyqësor në Hagë. Kjo është një kauzë që tejkalon përkatësitë partiake dhe lidhet me ruajtjen e vlerave kombëtare dhe dinjitetit të luftës çlirimtare.

Ndaj, ju ftoj që në Ditën e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës t’i bashkoheni marshit në Prishtinë, për ta dhënë mesazhin e unitetit dhe respektit për historinë tonë.

Liria ka emër!’ shprehet I pari I komës së Prirenit Shaqir Totaj/QendraPress/