Çaste poetike me poeten;-Flora TEMAJ

Më ndryshe

—————-

Të desha, aq, sa vetminë

Ndoshta sa do njeriu jetën

Të desha më shumë se një gotë verë,

prandaj, pija dhe një tjetër…

Në çdo hap kam ecë me ty,

ishe apo s’ishe aty.

Fjalët e bukura që thoje,

udhëve, m’u bënë forcë,

shtigjeve, m’u bënë roje.

Prandaj më ndryshe të doja,

më ndryshe më doj

/QendraPress/