Çaste poetike me poetin:-Hatip HULAJ

ZHGËNJIMI
——————–
Të zgjodhi si shokun më të mirë,
të besoi sy mbyllë ,
të ngriti në pozitë,
në çdo errësirë të bëri dritë,
Të besoi çdo sekret,
madje edhe ditën kur ka me vdek’,
e ti, në fund e tradhtove-
këtë nuk e priste ,
sa shumë e lëndove….
Zhgënjimi në popull u bë aq i madh,
sa edhe bilbili e vajton në mal,
çobani e bëri melodi me kavall.
/QendraPress/