Çaste poetike me poeten:- Valbona Jolla HANI

JETA PUTHUR MË BËRI MË TË BARDHË
———————————————–
E putha jetën,si agim i ri,
më fali dritën në shpirtin tim të ngrirë,
u çelën ëndrrat si një poezi,
dhe nata iku,s’më la të mpirë.
Në buzë më mbeti një shihe shprese,
si puthje e ëmbël që s’di të mbarojë,
çdo hap më dukej një rrugë premtuese,
ku zemra ime mësonte të jetojë.
Kur putha jetën,harrova çdo dhimbje,
si valë deti që shuhet në breg
në sy më lindën mijra ndriçime,
dhe shpirti fluturon pa asnjë peng.
Tani e mbaj fortë këtë ndjenjë të gjallë,
si thesar që koha s’mund ta rrëmbejë,
se jeta puthur më bëri më të bardhë,
si lule që çelë mbasë një dimri të gjatë.
/QendraPress/