Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Petro L. SOTA

TROTUARET

——————–

Në trotuare, nuk ruhen gjurmët tona,

Se ecin çdo ditë, me mijëra mëkatarë,

Që herët në mëngjes e netët e vona,

Më të bukurat këmbë, aty janë parë.

Ecim vajzat mbi taka, iu dridhet shtati,

Që pak vëmëndje, të tjerëve t’ua lenë,

Të vjetrit me bastun, godasin nga inati,

Dhe ndërsa poeti, aty motivet i gjenë.

Në vitrinat vajzat, shohin si n’pasqyra,

Në sytë e tyre, ngjyrat e ylberit kanë,

Ndërsa pikat e shiut, duken me ngjyra

Trotuaret për ato, si sfilata mode janë.

Në mbrëmje trotuarët, veç t’i shohësh,

Që shkëlqejnë si një ndriçim planetar,

Vajzat nga neonët, s’mund t’i njohësh,

Se aty, zbret edhe hëna, për t’i parë.

Është pranvera që i xhvesh e mëkaton,

E bindur se nuk po bënë asnjë mekat,

Por kjo stinë, epshin papritur na e zgjon,

Edhe kur vajzat ecin, me fustan të gjatë.

/QendraPress/