Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Greta Kadare TETA

Në pritje pa pritje
————————-
E ndjej ajrin
shtrënguar në duar
Formë i dhashë,
njësoj me një yll
Një gjendje amorfe
e shtrëngoja fort
“Lumturi jam”,
më shkroi në fytyrë
U zgjova zgjuar
e fola heshtur
Si ëndrra që gënjen
në çdo zgjim
Në pritje pa pritje
të kësaj përhumbjeje
Që thërret shurdh
e shkon pa kthim.
/QendraPress/