Tërheqja e 2 milionë eurove nga përmbaruesit, rrezikohen shërbimet shëndetësore në Prizren

Drejtori i Shëndetësisë në Prizreni, Sylejman Baxhaku, ka ngritur alarmin për një situatë alarmante dhe të papranueshme, pas tërheqjes së rreth 2 milionë eurove nga buxheti i Komunës, përmes procedurave përmbarimore. “Ky veprim vlerësohet i paprecedentë, pasi për herë të parë 1 milion euro janë marrë nga kategoria “Mallra dhe Shërbime”, mjete të planifikuara për furnizime bazike dhe funksionimin normal të institucioneve shëndetësore”, shkruan Baxhaku. Sipas drejtorit Baxhaku, kjo ndërhyrje nuk përbën thjesht një çështje administrative apo financiare, por është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj shërbimeve jetike për qytetarët.