Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Blerina PELLUMBI

Kur koha të rrëmben momentin
—————————————–
Kur koha të rrëmben momentin,
atë më të brishtin, të sapoformuar,
edhe retë qajnë nga zemërimi
për copëza jete me zemrën mërguar.
Sytë nuk shkëlqejnë, me diellin zemërohen,
tretet në to ylberi, si hije shekullore.
Një moment i brishtë në buzë të paputhura,
mall, që zemrën hesht dhe e lë pa gjumë.
Puthje ngelur peng, mbërthyer përmbi buzë,
muzë që fle nën qiell, vrapon nëpër ujë.
Momente të brishta, endur arratisur,
në pëllëmbë të dorës, me dhimbjen e qëndisur….