Çaste poetike me poeten;-Judita DEDI

Në Gjuhën e Sendeve
(Ripunuar)
——————
Në tryezë, heshtur, pa thënë asnjë fjalë,
Dy pirunë takohen në një çast të rrallë.
Njëri, si nuse, dorën zgjat lehtë,
Tjetri, si dhëndër, unazën i jep.
Në dritën e qiririt, çdo teh ndriçon,
Si zemrat që rrahin e kurrë s’pushojnë.
Në botën e sendeve, fshehur ka jetë,
dashuria dhurohet, në heshtje të shenjtë.
S’janë thjesht objekte që rrinë në qetësi,
Në trupa metali, fshihet magji.
Një prekje e butë, një premtim i vërtetë,
Ata na mësojnë si të duam përjetë.
Ju Di
/QendraPress/