Kryetari Totaj,priti ish Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga për nismën “Murali Çast”.

     Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, është njëri nga  kryetarët e komunave në  Kosovë  që  pret më së shumti personalitete dhe  delegacione si ndërkombëtare  dhe  vendore , Kështu në  kuadër të këtzre  pritjeve dje ka pritur edhe ish presidentin  Atfete Jahjaga. ,Ai në   profilin e tij  ka shkruar’’ Mirëprita , Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me ç’rast diskutuam që do të realizohet në një prej pikave më të frekuentuara të Prizrenit.

Gjatë takimit theksuam rëndësinë e ruajtjes së kujtesës kolektive, sensibilizimit shoqëror dhe mbështetjes institucionale për iniciativa që promovojnë dinjitetin, solidaritetin dhe të drejtat e njeriut. Shpreha gatishmërinë për bashkëpunim në realizimin e këtij projekti me rëndësi të veçantë historike, shoqërore dhe kulturore.’’ Shkruan  i pari I komunës  së Prizrenit Shaqir Totaj,