Sot,u shënua Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, në Spitalin Rajonal dhe në QKMF të Prizrenit.

                  Më 12 maj shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, një ditë që përkon me 206-vjetorin e lindjes së Florence Nightingale, themelueses së infermierisë moderne. Kjo ditë, e caktuar zyrtarisht që nga viti 1974 nga Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve, synon të vlerësojë kontributin e infermierëve në kujdesin shëndetësor dhe mirëqenien e shoqërisë.Prandaj, sot  kjo ditë është shënuar edhe në komunën e Prizrenit. Sipas drejtorit të QKMF-së në Prizren dr Fadil Bajraktari, kjo ditë është shënuar me  ndarje mirënjohjeve  në  QKMF  të  Prizrenit, Ne këtë  shënim të kësaj ditë sot edhe kryetari I komunës  Shaqir Totaj , drejtori I Shëndetësisë Dr Sylejman Baxhaku, Drejtori Fadil Bajraktari  kanë  bashkëbiseduar me  270 inermierë aq sa  ka  në kuadër të kujdesit primar në Prizren. Lidhur me këtë takim drejtori I QKMF Fadil Bajraktari  pohon se kjo ditë  u shënuar  me ndahen e mirënjohjëve  për më të dalluarit..

Kurse  edhe në Spitalin Rajonal të Prizrenit’’Dr. Daut Mustafa’’ është shënuar kjo ditë  e rëndësishme e infermerisë. Ne, biseduam me Burbuqe Gashi, ushtruese e detyrës se  drejtoreshës së infermeisë në këtë  spital, e cila  shpjegoi se  Java e Infermerisë ka filluar që nga  data 5 maj  dhe me 6 maj është vendosur baneri  dhe  gjithë javën  ka qenë  ,kushtuar kësaj  dite. Kure sot, për të  gjiithë  inferemierët që kanë mundësi  organizojmë një takim ku edhe  do të ndjamë nga një dhuratë simbolike.

Zonja Gashi shpjehoi se  Spitali  rajonal ka gjithsejt infermierë  të angazhuar: 435  infermierë . Nga këta; shqiptarë  janë 325 boshnjakë 36, nga komuniteti turk 68, ai romë 4 , ashkali 1 dhe  një serb . Kurse  sipas gjinisë  janë  131 infermier meshkuj derisa  infermiere janë  304 tha zonja  Gashi/QendraPress/