Çaste poetike me poeten;- Nexha Reçica

KUR YJET NDRYSHUAN
—————————————–
Heshtja ndryshoi zërin e natës,
dhe yjet s’shkëlqyen më njësoj.
Një erë e ftohtë kaloi ngadalë,
sikur diçka po mbaroi.
Hapat humbën largësive,
pa zhurmë pa asnjë shpjegim.
Veç zemra mbeti zgjuar,
mes kujtimesh dhe pritjesh pa kthim.
Dhe hëna rrinte mbi qiell,
si dëshmitare e një ndjenje të tretur.
Dikush po largohet ngadalë,
pa thënë asnjë fjalë.
/QendraPress/