Sot,u shënua Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, në Spitalin Rajonal dhe në QKMF të Prizrenit.

Më 12 maj shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, një ditë që përkon me 206-vjetorin e lindjes së Florence Nightingale, themelueses së infermierisë moderne. Kjo ditë, e caktuar zyrtarisht që nga viti 1974 nga Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve, synon të vlerësojë kontributin e infermierëve në kujdesin shëndetësor dhe mirëqenien e shoqërisë.Prandaj, sot kjo ditë është shënuar edhe në komunën e Prizrenit. Sipas drejtorit të QKMF-së në Prizren dr Fadil Bajraktari, kjo ditë është shënuar me ndarje mirënjohjeve në QKMF të Prizrenit, Ne këtë shënim të kësaj ditë sot edhe kryetari I komunës Shaqir Totaj , drejtori I Shëndetësisë Dr Sylejman Baxhaku, Drejtori Fadil Bajraktari kanë bashkëbiseduar me 270 inermierë aq sa ka në kuadër të kujdesit primar në Prizren. Lidhur me këtë takim drejtori I QKMF Fadil Bajraktari pohon se kjo ditë u shënuar me ndahen e mirënjohjëve për më të dalluarit..
Kurse edhe në Spitalin Rajonal të Prizrenit’’Dr. Daut Mustafa’’ është shënuar kjo ditë e rëndësishme e infermerisë. Ne, biseduam me Burbuqe Gashi, ushtruese e detyrës se drejtoreshës së infermeisë në këtë spital, e cila shpjegoi se Java e Infermerisë ka filluar që nga data 5 maj dhe me 6 maj është vendosur baneri dhe gjithë javën ka qenë ,kushtuar kësaj dite. Kure sot, për të gjiithë inferemierët që kanë mundësi organizojmë një takim ku edhe do të ndjamë nga një dhuratë simbolike.
Zonja Gashi shpjehoi se Spitali rajonal ka gjithsejt infermierë të angazhuar: 435 infermierë . Nga këta; shqiptarë janë 325 boshnjakë 36, nga komuniteti turk 68, ai romë 4 , ashkali 1 dhe një serb . Kurse sipas gjinisë janë 131 infermier meshkuj derisa infermiere janë 304 tha zonja Gashi/QendraPress/