Totaj pret përfaqësuesit e EBRD-së, diskutohet projekti 5 milionë euro për efiçencë energjetike në Prizren.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur Drejtoreshën Menaxhuese të European Bank for Reconstruction and Development për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe, së bashku me bashkëpunëtorët e saj. Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për ecurinë e projektit të rritjes së efiçencës energjetike në 43 ndërtesa publike në Komunën e Prizrenit, investim me vlerë rreth 5 milionë euro. “Me kënaqësi prita sot Drejtoreshën Menaxhuese të EBRD-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, me të cilët diskutuam për ecurinë e projektit të rritjes së efiçencës energjetike në 43 ndërtesa publike në Komunën e Prizrenit, investim me vlerë rreth 5 milionë euro”, ka deklaruar Totaj. Gjatë vizitës, delegacioni ka parë nga afër edhe punimet që po realizohen në SHFMU Dëshmorët e Kabashit në Korishë, një nga objektet e përfshira në projekt.