Komuna e Prizrenit në punë ,drejtori Kadrijaj, përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë.

     Tani,edhepse me  rrethana të vështërsuara  financiare, Komuna e Prizrenit,  vazhdon ti  përmbahet motos  së  komunës ‘’Prizreni në punë’’. Kështu sot ,drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nderim Kadriaj, po përcjell nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po bëhet rregullimi i përhershëm i shtratit të gurrës në vendndodhjen e saj natyrore. Krahas kësaj ndërhyrjeje, po bëhet edhe hapja dhe rregullimi i rrugës fushore për t’i shërbyer banorëve dhe fermerëve të zonës./QendraPress/