Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Imer HYSA

PRITJA

——————–

Orët kalojnë si pa u ndjerë

Asnjë shenjë nuk vjen nga larg

Si menteshat në një derë

Kërcet malli në një prag.

Por ti vazhdon të mos dukesh

Fjalët ngelin thellë në heshtje

Ankthi s’dihet se ku struket

Si në skedinat e një ndeshje.

Mbase një ditë ti do të zbresësh

Të shuash mallin mbuluar hiri

Mbase e lumtur sot nuk gjendësh

Mbase dhe lot të pikon syri.

Se jeta ikën si ujë nën urë

Vetëm ura ngel në vend

Mbase pritja bëhet gurë

Që të skalitësh emrin tënd.

Por gjithsesi pritje do ketë

Do ketë dhe shpresa gjithsesi

Se ditët kanë diell, kanë jetë

/QendraPress/