Çaste poetike me poeten:-Vilma NIKA

Gjurmët e mallit.
—————————
Ky fund qershori më sjell ndër mend
anije, aeroplanë,
që zgjojnë detet, zgjojnë malet,
me ardhjet anembanë…
Gjezdis mbi gjoks të vendit tim,
likurs i dashurisë;
dhe zemra mban një botë të tërë
në mall të fëmijërisë.
Dhe krahët duket nuk mjaftojnë
në lotët e një pragu,
ku zemërthyer presin prindërit
një jetë për së largu.
Nëna me duart tretur kohës,
ruan esencën e mallit,
e shtron tryezën plot gosti
kur kthehen sytë e ballit.
Pak dashuri, se iku jeta,
aty ku prehet shpirti,
ku treten ëndrrat dhe pendimet
që koha nuk i priti
/QendraPress/