Çaste poetike me poeten:-Yllka MERKURI

LOTI!

————————

Lotët më janë tharë, si pikat e shiut,

syri hesht,pa asnjë dridhje, pa ndonjë përqafim.

Diten që ti ike, iku edhe shpresa,

në qetësinë e errët, ndjeva mungesën tënde.

Mes kujtimesh kërkoj, aty ku ti je ende,

po asnjë shpërthim i shpirtit nuk më jep dritë,

aty, në hije, ku dashuria shuhet,

mbeten vetëm fjalët, të pabesueshme.

Duhet të jetoj, pa ty, mes dhimbjeve të fshehura,

por kujtimet e tua mbeten thellë, pa ngushëllim.

Lotët e mi, po ashtu, janë tharë,

po kujtimi yt ende shtrihet, pa fund, në shpirtin tim!

/QendraPress/