Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Jetina BUSHI

DETI DHE HENA
—————————-
Nën krahët e natës, ku qielli takon ujin,
Hëna me mall e pyeti detin e pafund….
Se ….
Pse sa herë që ngrihesh dhe dallgët të ziejnë
Kërkon të më prekësh, po nuk gjen dot një rrugë??
Deti buzëqeshi me një psherëtimë vale
Dhe mbyti në vete një dhimbje të vjetër..
“Disa dashuri nuk u shkruan për t’u prekur,
As për t’u jetuar në këtë botë e as në jetën tjetër!
Ato janë shkruar vetëm për t’u parë,
Për t’u admiruar me shpirt nga larg…
Dhe qau oqeani me lotë prej kripe,
Dhe Hëna u fsheh pas një reje me varg.
E që nga ajo natë, në heshtje të ndarë,
Ata mbajnë gjallë një sekret të vjetër,
Deti ngre dallgët si krahë për ta parë,
Hëna e ndriçon, pa kërkuar gjë tjetër. /QendraPress/