Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Bruna Gjoni PERVATHI

Mbramja q’nuk erdh kurrë

—————————————-

Prej vitesh mbramjet m’gjejshin vetëm.

Për çdo natë, n’ora gjashtë,

i zgjidhsha gërshetat e i lshojsha mbi supe.

Shtrojsha shtratin e vogël me dy jastëkë,

perden ngjyrë vjollcë e lejsha gjysë hapun.

Krahëve u hidhsha nji teshë t’bardhë.

(Nusja q’s’u bana kurrë)

N’mjes, n’ora gjashtë,i thurrsha prap gërshetat.

Para se me hap derën,m’bërthejsha deri n’fyt këmishën.

Maraku jem sillej si mace e egër,

tu i majt sytë ndezun kah rruga e ngushtë,

ku dy dardha ndanin kufinin e shikimit.

E tan dita m’shkonte tue prit mbramjen

Fati jem qenë ca zogj q’çelnin e mbyllnin qiellin,

me do krahë t’këputun.

Prej vitesh….

vetmia m’bani gruen e nji burri q’nuk erdh kurrë.

/QendraPress/