Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Shpresa REHOVA

TULLUMBACE

—————————-

Mos e fajëso pasqyrën,

ajo vetëm të rikthen ty.

Fajin e kanë duart

që duartrokasin

edhe hijen.

Një “je gjeni”,

një “je diell”,

një “s’ka si ti në këtë botë”,

dhe deliri

fryhet si tullumbace,

me ajër të marrë hua.

Komplimentet fallco

janë sheqeri i mendjemadhësisë;

sa më shumë i hedh,

aq më pak e njeh veten..

E kur e vërteta troket,

deliri mbyll veshët.

Sepse

është mësuar të ushqehet me lavde,

jo me të vërteta…

Veç ajri qesh.

Por ne s’e dëgjojmë,

Na buçasin veshët

Me melodinë që na pëlqen:

S’ka si ty,

Ti je më i miri,

Ti je më e mira,

Dhe në pas skenë dëgjohet:

Po,

Idioti/a më i/e mrë.

Melodi e re,

Me nota të vjetra.

Orgazëm e kohëve moderne.

E vetmja që se fshimë,

Atë magjiken

Por që ta mbash gjatë mban erë.

Mos i bëni palë ato të delirit,

Se do heqim dorë për tjetër herë.

Nga tullumbacet që mbajnë erë.

/QendraPress/