Nata e dytë e ‘’Panairit të Librit Prizreni 2026’’ i begatuar me shumë tituj e prezatohen emra të nderuar historian ; prof Kabashi e leksikograf prof Mullafetahu

Nata e dytë e ‘’Panairit të librit Prizreni 2026’’, pati së pari një numër të madh vizitoresh dhe lexues të librit të cilët edhe patën mundësi të blejnë libra jo vetëm në Gjuhën Shqipe , por edhe në Gjuhën Turke e Boshnjake. Kurse nata e dytë pastaj vazhdoi me promovimet letrare nnë udhëheqjen e Ditar Kabashit . Në pjesën e parë të mbrëmjes, me historianin Shasivar Kabashi, u diskutua rreth temës “Shqiptarët përballë modernitetit”, duke trajtuar sfidat historike dhe shoqërore të shqiptarëve në proceset e modernizimit. Për cka autori me këtë rast u përqëndrua për fillet e modenitetit sidomos në Stamboll dhe qendra tjera të kohës.
Inserte
Në pjesën e dytë, me profesorin e Gjuhës Angleze Agim Mullafetahu, u bisedua rreth temës “Hartimi i fjalorëve idiomatikë mes shqipes dhe anglishtes”, një diskutim që vuri në pah rëndësinë e leksikografisë dhe të ruajtjes së pasurisë gjuhësore. Për ëak udhëheqësi I këtij programi Ditar Kabashi pohoi leksikografi, prof. Agim Mullafetahu, tashmë me fjalorët idiomatikë e frazeologjikë shqip-anglisht dhe anglisht-shqip janë margaritarë që pasurojnë gjuhën shqipe. Me sqarimet e thukëta, ilustrime të shumta, dhe sinonimet e begatshme, veprat këto shënojnë përparim në leksikografinë tonë
Me një fjalë rasti dhe një rezyme të veprës para të pranishmëve u paraqit edhe prof. dr. Sermine Kazazi Turtulla.