Përurohet banesa e banimit kolektiv’’Petrova 3’’,për 30 familje dëshmorësh dhe raste sociale

Foto/arkivi/
Kryetari I komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, nënkryetari i komunës Kujtim Gashi, drejtori I Punës dhe Mirëqenjes Sociale Fatmir Memaj dhe stafi i kësaj drejtorie të bashkëshoqëruar nga kryetari I Fëmiljeve të Dëshmorëve në Prizren Xhevit Berisha si dhe disa familje dëshmorësh sot, ishin në përurimin e banesës koletive’’Petrova 3’’ ku u përuran 30 banesa për 30 familje. Me këtë rast kryetari i komunës së Prizrenit Totaj, fillimisht simbolikisht ia dhuroi dy palë çelësa krytarit të shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve Xhevit Berisha e pastaj tha se komuna e Prizrenit edhe pse kemi pasur e kemi peripeci të shumta financiare , megjithëate këmi arritur që ti bëjmë gadi dhe sot I përurojnë 30 banesa për familje të Dëshmorëve. Kjo padyshim është më pakta që mund të bëjmë për këto familje meritore, edhe në të ardhmen do të ,mundohemi të punojmë në këtë drejtim që asnjë nga familjet e dëshmorëve mos ta lëmë pa strehim tha Totaj. Derisa drejtori Memaj pohoi se edhepse kemi pasur probleme financiare, Megjithëate kemi si qëndrim të marrë ,moti edhe Kuvendin tonë që asnjë famiilje e dëshmorëve mos të kete problem strehimin , E po kështu po punopjmë edhe më shumë në këtë drejtim tha ai.Bashkim Rakaj udhëheqës i sektorit në drejtorin e Punës dhe Mirqenjes Socale tha se sot po I ndajmë 30 banesa për familje të dëshorëve e ketu ka edhe raste sociale të cilët I kanë plotësuar kushtet për banim kolektiv. Derisa jemi në përfundim të punëve edhe te kulla 4 e cila po kështu do ti kete dhe 40 banesa tjera shtesë për familje dëshmorësh dhe raste socaile, Kurse bashkë me Shoqatën ‘’Jetimat Ballkanit’’ kemi filluar edhe ndërtimin 50 shtëpive të reja për këto kategoriQë nga dita e sotme atje filloi edhe sistemimi i familjeve përfituese të banimit në këtë banesë.

/Foto arkivi/
/QendraPress/