Drejtoria e Shërbimeve Publike realizon projekte të rëndësishme për qytetarët.


Drejtoria e Shërbimeve Publike realizon projekte të rëndësishme për qytetarët, e kom unës së Prizrenit, edhepse ka sfida të shumtë fianciare për shkak të përmbaruexsve që ia marrin mjete e dedikuara për projekte. Tashmë yazhdojnë punimet në rrugën “Ekrem Rexha – Drini” në Lubizhdë të Qytetit, projekt i bashkëfinancuar nga Komuna e Prizrenit, Drejtoria e Shërbimeve Publike, dhe Ministria e Infrastrukturës.
Drejtori i DSHP-së, Islam Ukimeri, vizitoi vendpunishten në këtë rrugë (600 metra),para një dite, ku ka përfunduar infrastruktura nëntokësore, ndërsa po bëhen përgatitjet për asfaltimin e saj. Investime konkrete për infrastrukturë më të mirë dhe jetë më cilësore për qytetarët!
Po kjo drejtori ka filluar punimet për rehabilitimin e rrugës “Tahir Meha”, ku tashmë është bërë gërryerja e asfaltit të vjetër, ndërsa në ditët në vijim pritet të shtrohet shtresa e re e asfaltit, që do ta përmirësojë cilësinë dhe sigurinë e qarkullimit në këtë rrugë, në qendër të qytetit./QendraPress/