Nesër fillon shënimi i Epopesë së Vërrinit
Isa Berisha, sekkretar i OVL e UÇK-së Prizren, njofton për shënimin e Epopesë së Vërrinit. Ai njofton se “ Organizata e veteranëve të UÇK-së në 22 vjetorin e “Epopes së UÇK-së në Vërri” organizon këto aktivitete:
Me 1.09.2020 në ora 10,00 homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë,
Në ora 11.oo nderime pranë shtatores së Heroit Xhevat Berisha në “Shadervan”, ndërsa ora 12.00, pranë Lapidarit të dëshmorëve në fshatin Kushnin dhe ora 12;30 nderime te Lapidari i dëshmorëve në fsh Lez.
Ndërsa në ora 18:00 Shoqata për Kulturē dhe Art “Fidani” organizon orë letrare kushtuar mësuesit,poetit dhe Heroit Kombtar Xhevat Berisha nē resaturantin familjar “MULLIRI” Marash-Prizren. Me 2.09.2020 vazhdojmë nderimet pranë Lapidarëve të dëshmorëve në ora 10:30 në fsh. Hoq e Qytetit, ora 11.00 në fsh. Jeshkovë, ora 12.00 në fsh. Malësi të Vërrinit ( Lybeqevë).”
Ai ka ftuar të marrnin pjesë të gjithë veteranët, invalidët, familjet e dëshmorëve të UÇK dhe qytetarët. Isa Berisha, bënë të ditur se viteev tjera në nderimtë kësaj epoperje janë mbajtur edhe garat në mundje “pehlivanëve”. Mirëpo, kësaj here për shkak të pandemisë , këto gara nuk do të organizohen,: ka thënë ai,/qendrapress,com/