Kufizimi i orarit të punës në gastronomi duhet të hiqet sa më parë.
Karnanfil Haxhillari,kuvendar në KK të Prizrenit , lidhur me pyetjen se duhet te fillojë gastronomia te punojë në loklete brendshme pohon’’ Nëse ndonjë kategori e biznesit është dëmtuar më së shumti gjatë pandemisë në Kosovë, është kategoria e GASTRONOMISË. Me shpresë që kësaj kategorie do t’i vie në ndihmë shteti përndryshe pasojat dhe dëmet e shkaktuara të kësaj kategorie biznesit do të janë të rënda për një pjesë dërmuese të qytetarëve të vendit. Se a duhet lejuar puna brenda objekteve të këtyre bizneseve gastronome, kjo varet nga vlerësimet e IKSHKP-së nga rreziku i mundshëm i përhapjes së infektimit me COVID-19. Në qoftëse ndërlidhjet bëhen me nxënësit dhe një racioni ushqimor gjatë mësimit si domosdoshmëri, unë mendoj që kjo nuk vlen, sepse siç e dimë nxënësit vijojnë mësimin me orar të zvogëluar dhe nuk kalojnë kohë të gjatë në shkolla. Sido qoftë unë mendoj që kufizimi i orarit të punës në lëvizje e edhe Gastronomi tashmë është e tepruar dhe duhet sa më parë të hiqet. ‘’qendrapress.com’’