Aty ku është SHBA dhe aty ku janë ata që e çliruan Kosovën dhe ata që e krijuan Republikën e Kosovës, ose të deleguarit e tyre, aty Kosova është gjithëmonë e përgadituar. Shkruan:Ruzhdi Gashi avokat,

0

     Është fat i yni që Kosova ka një mik si SHBA. Por edhe fakti se Kosova është udhëhequr nga një lider largpamës që, diti të drejtoj Kosovën edhe në luftë dhe në paqë Z. Hashim Thaçi, tani President i vendit. Me këta miqë dhe këtë lidership, Kosova çdo herë ka qenë e pergaditur mirë dhe ka dalë fituese. Falë vizionit të tyre,  por edhe mbështetjes së shumicës së politikanëve kosovar, arritëm që të ruajnë miqësinë me SHBA. Edhe në këto kohëra kur Kosova u qitë në harresë nga disa miqë të BE gati për një dekadë, Washingtoni prap u aktivizu për të ndihmua Kosovën dhe caktoi datën 27 qershor 2020 për një takim të udhëheqsëve të Kosovës dhe Serbisë për dialog në Washington. Por si çdo herë gjatë historisë që. Kosovën e kanë penguar në rrugëtimin e saj drejtë lirisë dhe pavarësisë, edhe në prag të takimit të 27 qershorit, u shfaqen kundërshtarët e Republikës dhe të Amerikës dhe ndëprenë këtë takim shumë të rënëshëshëm për Kosovën, duke kindapuar Presidentin Thaçi në rrugëtim për Washington.

Falë këmngulësisë së SHBA, rruga e përmbylljes së shtetndërtimit të Kosovës po vazhdon, dhe administrata e Presidentit Trump, caktoi prap takimin me Kosovën dhe Serbinë në Washington për datën, fillimisht me 2 e pastaj me 4 shtator 2020.

Unë mendoj se, kosovarët, edhe tani janë të përgaditur mirë ashtu siq ishin të përgaditur edhe me datën 27 qershor, edhe pse formalisht ky takim mund të jetë i lënduar pa prezencën e Presidentit Thaçi.

Aty ku është SHBA dhe aty ku janë ata që e çliruan Kosovën dhe ata që e krijuan Republikën e Kosovës, ose të deleguarit e tyre, aty Kosova është gjithëmonë e përgadituar./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *