Çaste festive me poeten;Dafina BALIU

0

28 NËNTORI

Sa bukur feston

e gjithë shqiptaria

sa bukur valon flamuri

 në ty mëmë Shqipëria

Një ndjenjë që

s’përshkruhet

haset këndej pari

shihet n’çdo fytyrë

qe ka gjak shqiptari

Ja që unë Kosova

sot mbaj plot tre data

Jo vetëm një festë

por tre festa pata

Ngritet lart flamuri

për nder te Uçk-së

për ushtrinë çlirimtare

dhe komandatin në mes

Përkulet njerzimi

para statujes se të parit

te madhit, te pavdekshmit

 komandant Adem Jasharit

 Me fal legjendar

nëse ndonjëherë t’harrova

Të mbanë thellë në zemër

e jotja Kosova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *