Çaste me penën e  poetes :Liridona BISLIMI

Dashuria për vendlindjen

Ke mall për nënën

për babanë e vëllanë,

ke mall për motrën

e për të gjithë farefisin mbarë.

Të bien ndërmend

kujtimet herë pas herë,

dhe ndalesh e mendon

se si kjo jetë shpejt po kalon.

Se si po kalon jeta

shpejt në këtë të shkretë mërgim,

 që u shkrimë si qiriu

për të kontribuar në vendin tim.

 Shkuan për t’i mbajtur

 familjet tona,

që aq shumë vuajtën nga uria

skamja, shtypja e robëria.

Të gjithë ne ju besojmë

juve që në mërgim shkuat,

që lumturinë e gëzimin

në vendlindjen tuaj s’e shijuat

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: