Çaste poetike me poeten ;-Barie ÇUPI

…brenda vetes

—————————-

Gjysëm bota dhe gjithçka prap bosh,

dëgjoj si ngecin zërat,

në orët e terrta të heshtjes,

shoh si rropatet njeriu im

brenda meje.

Më shkakton lodhje,

por vazhdimisht shoh,

që më ngushtohen kostumet e trupit,

eh,sikur t’i rrënoja muret e vetes sime.

Se kur ngulem,

kërkoj fundin e pusit të vetvetes.

Mes syve dhe zemrës më rrin një mall i etur,

si rrugë e bardhë avionësh,

që sa herë shkojnë e vijnë,

mërzitem,

zvogëlohem,

pasi rrallë zbresin udhëtarët e mi.

Mes zemrës dhe mendjes

janë krejt ato,

që dje më trishtuan për gjithçka timen,

përveç të qenurit poezi.

E çuditshme,

ndërkohë kafja qenka ftohur,

ç’zë i plogët del nga mua,

tjetër nga ai,

i tempullit të çdo epoke.

Po ndez dhe një cigare,

ushqimi më i keq që i jap kohës,

por tymi i saj më duket shkëputje

nga gjërat e reja.

Të gjallët predikojnë gjendjet,

nuk është guxim,

as rastësi,

sa herë kuptoj krijesën brenda vetes,

një rrymë e vogël triumfi,

më vjen si mrekulli.

/QendraPresss/